Të kuqtë interesohen për Luan Capanni

Partizani po kërkon të afrojë një lojtar kartoni i të cilit është në pronësi të Milan. Sipas Tuttomercatoweb, braziliani Luan Capanni është një objektiv për të kuqtë e Dritan Mehmetit që e duan në huazim.

22-vjeçari sezonin e fundit ka luajtur te Viterbese e më pas te Grosseto në Serie C, duke realizuar 4 gola në 34 ndeshje. Më herët është aktivizuar në Spanjë me Racing Santander në Segunda Division B.

Partizani ka bërë disa lëvizje, ndërsa ndodhet në fazë përgatitore në Slloveni. Përvec rikthimit të Bruno Telushit, në mesfushë është afruar edhe Ëngjëll Hoti. Në mbrojtje është përforcuar me David Atanaskoski dhe Edison Ndrecën në huazim nga Kukësi për kupat e Europës. Në portë do të jetë edhe Bekim Rexhepi, ndërsa sulmi ka si prurje Matej Cvetanoskin.

Partizani do të marrë pjesë në Conference League ku në turin e parë do të përballet me Saburtalo të Gjeorgjisë.

Klan News