Partizani debuton me fitore në Champions

Partizani debuton me fitore në Champions

23:48 09/10/2019

Triumfon me rezultatin 3 – 1 ndaj Jedinstvo Brcko

Partizani e nisi mbarë garën Champions League e volejbollit të femrave. Kampionia e Shqipërisë debutoi me fitore 3 – 1 me sete skuadrën boshnjake Jedinstvo Brcko në takimin e parë të luajtur të mërkurën  në Tiranë. Partizani e nisi keq takimin, por më pas e kthyen situatën në favorin e tyre.

“Kishim pak informacion për kundërshtarin dhe gjatë setit të parë e analizuam dhe gjatë setit të dytë nisëm dominimin e lojës”, tha Nejat Sancak, Trajer i Partizanit.

Për trajnerit Nejat Sancak asgjë nuk ka mbaruar dhe duhet patur kujdes në sfidën e kthimit.

“I kam thënë vajzave që puna jonë nuk ka mbarur këtu, pasi ndeshja e dytë do të jetë e vështirë, por do të punojmë shumë që të arrijmë një rezultat që të na kualifikojë.”

Ndeshja e dytë që do të vendosë ekipin e kualifikuar në turin e tretë do të luhet më 16 tetor në Bosnje Hercegovinë.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori