
Partizani debuton në Champions
Femrat e volejbollit përballen me boshnjaket e Jedinstvo Brcko
Partizani Kampion i Shqipërisë në volejboll për femra do të debutojë në Champions League. Skuadra boshnjake Jedinstvo Brcko do të luajë të mërkurën në Tiranë.
Kundërshtari ka përvojë në kupat e Europës ku ka marrë pjesë rregullisht vitet e fundit. Trajneri i Partizanit, Nejat Sancak thotë se e njeh vetëm nga sezoni i kaluar skuadrën boshnjake.
“E njohim më shumë kundërshtarin nga sezoni i kaluar. Ka bërë përforcime, por nuk i kam parë të shtohen në faqen zyrtare të Federatës Europiane të Volejbollit”.
Te Partizani është një kombinim i volejbollisteve shqiptare me ato të huaja. Trajneri turk i Kampiones së Shqipërisë kërkon maksimumin në ndeshjen e parë.
“Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë në çdo sport dhe ne nuk kemi zhvilluar mjaftueshëm miqësore, por do të pëpiqemi të bëjmë më të mirën. Nëse fitojmë ndeshjen e parë është një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit”.
Ndeshja e vlefshme për turin e dytë të Champions League do të nisë të mërkurën në orën 18:00 në sallën “Feti Borova”.
Tv Klan