Barazimi i marrë në Shkodër ndaj Kukësit e mban partizanin 9 pikë larg me verilindorët që janë rivalët në luftën për titull.  Tashmë kur kanë mbetur 10 javë Kampionat për tu luajtur matematika e bën skuadrën e Ramadan Ndreut të ëndërrojë. Matematikisht Partizanit i duhen 7 fitore, ndër to edhe ndeshjen me Kukësin në fazën e 4 për të siguruar titullin.

Kuksianëve iu duhen të gjitha ndeshjet e mbetura fitore madje në takimin e javës së 35, duhet të mposhtin Partizanin me rezultatin e pastër 2-0.

Gjithsesi kalendari është në favor të skuadrës së kuqe, të paktën në letër. Ekipi i Skënder Gegës do të luajë 5 ndeshje në “Selman Stërmasi”, duke përfshirë këtu sfidat me Skënderbeun, Kukësin e derbin e rëndësishëm me Tiranën.

Demat shpresojnë njëkohësisht edhe tek fati, ose më mirë, tek gabimet e rivalëve. Një ngecje e Kukësit do e çonte distancën në 12 pikë. Atëherë të kuqtë do të nisnin festën. Burime nga klubi tregojnë se shpresa është ta mbyllin titullin në ndeshjen ndaj tiranës.

Do të ishte një ditë e vecantë. Pas 26 vitesh fitohet kampionati, më datën 16 dhe me 6 vite radhazi pa humbje në derbi.

Por Ekipi i Skënder Gegës mund të mjaftohet edhe vetëm me suksest në shtëpi për të arritur tek titulli, pasi me 15 pikë do të ishte në majën e klasifikimit në fund të kampionatit. Një mission gati i pamundur për nënkampionët në fuqi, megjithatë duhet pritur deri në fund.

Tv Klan