Partizani dhe Tirana përballë kalendarit

Posta

Partizani dhe Tirana përballë kalendarit

11:16 22/10/2019

Më të favorizuar duken “të kuqtë”

Pas fitores që arriti me Lacin, tek Tirana u përjetua një lloj clirimi, por skuadra e Ardian Memës është përpara një sfide të fortë. Java e fundit e fazës së parë dhe dy ndeshjet e fazës së dytë janë një malore të madhe për t’u ngjitur. Tre transferta radhazi, madje në harkun kohor të 10 ditëve.

Këtë mesjavë, Tirana do të luajë në Ballsh ndaj Bylisit. Kjo e fundit ka treguar cilësi, duke marrë rezultate pozitive edhe në transferta. Bylis ka fituar me skuadra si Kukësi dhe Skënderbeu, ndërsa në shtëpi ka shkatërruar 5-0 Flamurtarin. Ballshiotët kanë vetëm një humbje. Në fundjavë, bardheblutë do të përballen me Luftëtarin në Gjirokastër. Nevoja për pikë e gjirokastritëve mund t’i hapë shumë probleme Tiranës. Dhe transferta e tretë radhazi është më 2 nëntor ndaj Teutës, skuadrës që kryeson kampionatin.

Panoramë krej tjetër për Partizanin. Të kuqtë kanë mundësinë më të mirë për t’u shkëputur nga rivalët në krye të renditjes. Kampionët në fuqi do të presin të enjten ekipin e Skënderbeut, ku mundësitë janë të mëdha për të marrë tre pikë të tjera. Përveçse mund të merrte kreun, Partizani nxjerr thuajse nga lufta për titullin kampion, ekipin korçar.

Më pas, më 28 Tetor, Partizani pret Kukësin. Kryeqytetasit do të kërkojnë revanshin e humbjes ndaj verilindorëve, duke shfrytëzuar edhe momentin jo të mirë që po kalon Kukësi aktualisht. Në rast triumfi, kampionët do të rikonfirmoheshin si pretendentët kryesorë për fitimin e titullit. Më 3 nëntor te ndeshja e tretë radhazi në shtëpi, ajo me Luftëtarin, ku fitorja kthehet në detyrë shtëpie. Partizanit i rikthehen në stadium tifozët që e kanë mbështetur maksimalisht ekipin vitet e fundit.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT