Partizani do të luajë me Qarabag në turin e parë kualifikues të Champions League. Një short i vështirë për ekipin kampion të Shqipërisë, pasi kundërshtari nga Azerbajxhani ka përvojë edhe në grupet e këtij aktiviteti. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri. Qarabag luajti sezonin e kaluar me Kukësin në turin e dytë kualifikues, duke e eliminuar nga gara.

Në Europa League skuadrat shqiptare do të luajnë me kundështarë me përvojë në turin e parë. Kukësi do të përballet me hungarezët e Debrecenim, që disa vite më parë largoi Skënderbeun nga Champions. Teuta do të luajë me letonezët e Ventspils që sezonin e kaluar eliminuan Luftëtarin. Laçi do të luajë me izraelitët e Hapoel Beer Sheva që kanë patur një ecuri të mirë, ku sezonin e kaluar ishin pjesëmarës në fazën e grupeve.

Beer Sheva eliminoi në vitet 90’ Tiranën në Kupa UEFA, por në 2004 nuk ia doli të bëjë të njëjtën gjë me Vllazninë në Intertoto. Ndeshjet do të luhen muajin e ardhshëm.

Tv Klan