Partizani do të përballet me Bate Borisov në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Shqipërisë do të përballen me rivalët bjellorusë në fushë asnjanëse, nisur nga vendimi i UEFA-s për ekipet ruse dhe bjelloruse si penalizimin për agresionin rus në Ukrainë.

Bate Borisov është klubi më i sukesshëm në Bjellorusi me 15 tituj kampionë të fituar. Janë të vetmit që kanë arritur në grupet e Ligës së Kampioneve dhe këtë e kanë bërë 5 herë. Gjithashtu janë kualifikuar edhe 3 herë në grupet e Ligës së Europës.

Mosha mesatare është 22.3 vite kurse vlera totale e ekipit shkon në 7.7 mln euro. Ndërsa mosha mesatare e të kuqve shkon në 23.6 vite dhe vlera totale në 5.78 mln euro.

Pikë e fortë e Bate Borisov është fakti që kampionati vendas është në javën e 11, me ekipin e drejtuar nga Kiril Arsheuski.  Rivali i kampionëve të Kosovës, Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja do të jetë ekipi bullgar i Ludogoretz. Ndërsa kampionët e Maqedonsië së Veriut, Struga do të përballen me lituanezët e Zalgiris.

Klan News