Mund thellë 5-2 Sfintul Gheorghe në takimin e parë

Partizani arriti një sukses 5-2 ndaj moldavëve të Sfintul Gheorghe në turin e parë të Conference League. Brazilianët Stenio Junior dhe Lucas Cardoso i dhanë fitoren më të thellë Partizanit në kupat e Europës.

Junior shënoi 2 gola dhe dha 3 asiste duke qenë absolutisht më i miri në fushë në përballjen e zhvilluar të enjten në Elbasan me praninë e tifozëve, pasi tashmë lejohet 30% e kapacitetit të stadiumet shqiptare.

Skuadra e Ilir Dajës është pranë kualifikimit në turin e dytë të Conference League ku e pret Basel. Vllaznia pësoi humbje në sfidën e parë ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg.

Ndeshja e luajtur në Bosnje Hercegovinë u mbyll me suksesin 3-1 të ekipit vendas duke ia bërë të vështirë shkodranëve në ndeshjen e dytë në Loro Boriçi.

Të vetmin gol për ekipin shqiptar e realizoi Çoba. Vllaznia rikthehet pas 10 vitesh në kupat e Europës. Ndeshjet e dyta të Conference League do të luhen më 15 Korrik.

Finalja e këtij turneu të ri Europian për klube do të zhvillohet më 25 maj të vitit të ardhshëm në stadiumin Air Albania në Tiranë.

Tv Klan