Partizani dhe Tirana u ndanë në barazim në ndeshjen e parë të sezonit mes tyre.

Një lojë cinike dhe më shumë se e kujdesshme u zhvillua në këtë përballje, ku dukej sikur të dy trajnerët i kishin vendosur ekipet në pozicion për të mos humbur.

Vërshëllima e fundit e arbitrit vendosi barazimin. I treti radhazi për Partizanin dhe i gjashti radhazi për Tiranën.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Skënderbeu fitoi 2-1 me laçin. Korçarët ngjiten në vendin e 6 ndërsa Laçi mbetet në fund të renditjes. Kjo humbje solli dorëheqjen e trajnerit Armando Cungu nga drejtimi i Laçit.

Tv Klan