Partizani e mbylli në turin e parë pjesëmarrjen në Champions për të vijuar në Europa League. Të kuqtë e Franco Lerda u mundën me rezultatin 2 – 0 me Qarabag të mërkurën në Baku.

Një sfidë ku kampionët e Shqipërisë patën shanset e tyre, por pa mundur të shënojnë. Pas pjesës së parë ku mbrojta u shfaq e disiplinuar, pas pushimit lojtarët e dorëzuan. Ozbiç kaloi Qarabag në avantazh në minutën e 51’. Të kuqtë nuk u dorëzuan madje duke patur raste më të pastra shënimi, por pa mundur t’i shfrytëzojnë.

Alban Hoxha shmangu të tjerë gola deri pak para fundit. Dani Quintana realizoi pas një kundërsulmi të azerëve në minutën e 94’. Partizani tani do të vijojë garën në Europa League. Në turin e dytë do të luajë me moldavët e Sheriff Tiraspol ku aktivizohet Liridon Latifi. Ndeshja e parë do të luhet më 25 Korrik në shtëpi, ndërsa ajo e kthimit më 1 Gusht në transfertë.

Tv Klan