Partizani eliminohet nga Champions

Partizani eliminohet nga Champions

23:10 31/10/2019

Humbet edhe ndeshjen e kthimit me Vasas Budapest

Partizani u eliminua nga Champions League në volejboll për femra, duke mos prekur fazën e grupeve.

Skuadra kampione e Shqipërisë e humbi edhe ndeshjen e kthimit me hungarezet Vasas Budapest me të njëjtin rezultat 3 – 0.

Volejbollistet e Partizanit edhe pse e nisën mirë sfidën e luajtur të enjten në Tiranë, nuk arritën të ruanin ritmin. Përpjekjet për të fituar të paktën 1 set u zbehën me kalimin e minutave.

Partizani tani do të marrë pjesë në 1/16 e CEV Cup ku do të përballet me skuadrën spanjolle La Laguna. Takimi i parë do të zhvillohet në 4 dhjetor në transfertë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi