Partizani eliminohet nga Europa League

Partizani eliminohet nga Europa League

22:15 01/08/2019

Të kuqtë barazuan 1 – 1 në takimin e kthimit me Sheriff Tiraspol

Partizani u eliminua nga Europa League pas barazmit 1 – 1 në fushën e Sheriff Tiraspol të enjten, por duke zhvilluar një ndeshje të mirë. Të kuqtë u treguan më të guximshëm në sfidën e kthimit, pasi rrezikuan më shumë se në përballjen e parë që u zhvillua javën e kaluar në Tiranë ku u mundën me rezultatin 1 – 0. Franco Lerda aktivizoi si titullar Jasir Asanin në dallim nga takimi i parë. Sulmuesi e justifikoi besimin e trajnerit në minutën e 29’ duke kaluar Partizanin në avantazh.

Përjekjet e të dy ekipev nuk pushuan, duke zhvilluar një ndeshje me ritëm. Lojtarët e Sheriff Tiraspol barazuan rezultatin në minutën e 63’ me N’Diaye.

Megjithatë skuadra shqiptare nuk qëndroi vetëm në mbrojtje, ku shpëtimtar në shumë raste ishte kapiteni Alban Hoxha me pritjet e tij. Mundësitë e shënimit për Partizanin nuk munguan, por pa mundur të realizojnë golin që do të vendoste kualifikimin në turin e tretë të Europa League.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT