Eliminimi i Partizanit nga Kupa e Shqipërisë ishte befasia e fazës së 1/8. Barazimi 1 – 1 me Besëlidhjen në sfidën e kthimit la jashtë të kuqtë duke kaluar më tej lezhjanët në çerekfiale. Afrikani Sidibe ishte protagonisti i përballjes. Ai devijoi goditjen e Vilës në portën e tij, por shënoi edhe golin e barazimit në pjesën e dytë.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 1 – 0 për ekipin që merr pjesë në Kategorinë e Parë. Vllaznia shënoi fitoren më të thellë në këto takime, 6 – 0 me Kamzën.

Përmbysje rezultatesh për Skënderbeun dhe Teutën, që u mundën në sfidat e para. Korçarët fituan 3 – 0 takimin me Apoloninë, ndërsa durrsakët mundën 3 – 1 Kastriotin.

Në turin tjetër kaluan edhe Tirana, Laçi, Flamurtari dhe Kukësi. Përballja më interesante e kësaj faze është Tirana – Kukësi.

Tv Klan