Laçi mund 2-0 Skënderbeun merr kreun e renditjes

Derbi është sërish i Partizanit. Të kuqtë fituan në shtëpinë e Tiranës në një ndeshje me shumë ritëm, emocione dhe mundësi shënimi.

Partizani gjeti i pari avantazhin në mesin e pjesës së parë, në zhvillimet e një goditjeje nga këndi. Mbrojtësi shtatlartë Egzon Belica goditi saktë me kokë.

Avantazhi zgjati vetëm 10 minuta pasi bardheblutë fituan një goditje dënimi pranë zonës së Partizanit. Nga një pozicion prirës Erion Hoxhallari bëri një goditje për t’u vënë në kornizë duke gjetur skajin më të largët të portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. Portieri i Partizanit e pati të pamundur ta ndalte topin.

Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim. Ddhe u rikthyen në pjesën e dytë me më shumë energji dhe dëshirë për të mos lënë rezultatin të paprekur.

Në minutën e 59’ në një kundërsulm të shpejtë. Erald Cinari dha një pasim të saktë në kohë dhe në hapësirën e duhur dhe Jurgen Bardhi nuk e çoi dëm këtë mundësi duke shënuar madje me këmbën e majtë.

Asnjë nga skuadrat nuk reshti së kërkuari golin e radhës, bardheblutë për të barazuar ndërsa Partizani për të thelluar dhe mbyllur historinë e ndeshjes. Minutat e fundit shfaqën tiranën më kërkuese, por të pafatë para portës së Alban Hoxhës.

Partizani fiton sërish dhe kjo rrit moralin e të kuqve teksa ndikon jo mirë tek rivali i përjetshëm bardheblu.

Por zhvillimet më interesante ishin në Korçë atje ku Laçi fitoi 2-0 me Skënderbeun duke marrë vendin e parë të renditjes, me 44 pikë, dy më shumë se ndjekësit.

Golat e kurbinasve të drejtuar nga Shpëtim Duro u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Mazrekaj që zhbllokoi në fillimin e pjesës së dytë. Goli i dytë i Laçit erdhi nga Shehu.

Tv Klan