Partizani fiton, afrohet me Vllazninë



Partizani fiton, afrohet me Vllazninë

19:53 06/02/2021

Sukses edhe për Tiranën dhe Teutën

Partizani tani është 6 pikë larg Vllaznisë. Ekipi i Ilir Dajës fitoi me rezultatin 2-1 në fushën e Bylisit, duke u afruar më shumë me skuadrën që kryeson renditjen. Një sukses pas 6 vitesh i të kuqve në Ballsh.

Golat për Partizanin u realizuan nga Çinari me 11 metërsh dhe Cara, ndërsa më herët vendasit shpërdoruan një penallti të pritur nga Alban Hoxha. Goli i shënuar nga Carkanji në fund nuk solli asgjë për Bylisin që luajti me 10 futbollistë gjysmën e pjesës së dytë, pasi Ymeraliaj doli me karton të kuq. Fitore edhe për ekipin tjetër të kryeqytetit Tiranën.

Bardheblutë mundën 2-0 Skënderbeun, duke marrë suksesin e dytë radhazi nën drejtimin e Orges Shehit. Golat u realizuan nga Seferi dhe Hoxhallari në pjesën e parë. Po të shtunën Teuta fitoi 1-0 me Apoloninë, duke ruajtur pozitat në zonën e kupave të Europës.

Shënues ishte kapiteni Rustem Hoxha. Të premten Laçi ndali Vllaznisë duke e mundur me rezultatin 2-1 në takimin e luajtur në Shkodër. Java e 18 mbyllet të dielën me sfidën Kukësi-Kastrioti.

Tv Klan







Të ngjashme