Vendosin golat e Mba dhe Cares

Partizani fitoi me rezultatin 2-0 derbin me Tiranën, duke u barazuar me pikë me bardheblutë, por si i pari në renditje.

Të kuqtë triumfuan në sfidën e luajtur të hënën në Air Albania ku pati edhe disa ndërprerje për shkak të flakadanëve, kapsollëve, tymuseseve dhe sendeve të forta të hedhura nga tifozët në fushë.

Golat e Mba dhe Carës vendosën ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Partizani e nisi në kërkim të golit takimin. U desh minuta e 20’ që Mba të realizonte në portën e Tiranës.

Të kuqtë u shfaqën më shumë para portës kundërshtare. Arbitri Xhaja në fundin e pjesës së parë akordoi penallti për Tiranën, por ndryshoi vendimin pasi pa pamjet në monitorin VAR-it.

Në fillimin së dytës, Hasani realizoi, por goli iu anulua për pozicion të parregullt.

Në minutën e 64’ Bekaj nuk lejoi kapitenin e të kuqve Telushi të realizonte me penallti. Partizani gjithësesi shënoi golin e dytë në të 80’ me anë të Carës, i cili shfytëzoi mosmarrëveshjen mes mbrojtësit Behiratche dhe portierit Bekaj.

Një sukses që vjen pas dy humbjeve te Partizani në kupë dhe kampionat, që tani është në avantazh me derbet e fituara këtë sezon 2-1. Vllaznia barazoi 1-1 takimin në fushën e Teutës. Skuadra durraske nga zona e rënies tani mund të shpresojë për një vend në kupat e Europës. Kukësi kaloi në klasifikim Laçin, pasi e mundi me rezultatin 2 – 1.

Superiorja mbylli Javën e 24.

Tv Klan