Ndeshja në Vlorë nis me vonesë prej banderolës për Thaçin

Partizani është futur në garën për një vend në kupat e Europës pas një tjetër fitoreje në kampionat. Të kuqtë mundën 1-0 Laçin në Air Albania Stadium, një rival direkt për këtë synim. Takimi u vendos nga goli i Çinarit në pjesën e parë dhe tani Partizani është vetëm 2 pikë larg zonës Europiane.

Ndërsa ndeshja në Vlorë nisi disa minuta me vonesë për shkak se në tribunë ishin vendosur dy pankarta nga tifozët, sipas klubit. Njëra në mbështetje të Presidentit të Kosovës, që shkruante; Hashim Thaçi Vlora krenohet me ty, ndërsa tjetra; Drenica zemra e shqiptarisë.

Delegati i ndeshjes lejoi që të luhej vetëm pasi u hoq ajo për Hashim Thaçin. Flamurtari në këtë takim u kthye te fitorja pas shumë kohësh, duke mundur Luftëtarin me rezultatin 5-1.

Tv Klan