Partizani u kthye në vendin e dytë pas fitores 2 – 0 në fushën e Laçit. Ekuban ishte shënuesi i takimit, ku në stol u rikthye Sulejman Starova.

Ai zëvendësoi Adolfo Sormani e larguar. Një fitore e kërkuar nga Partizani, ndërsa Laçi mbetet përsëri në zonën e rënies nga kategoria me vetëm 3 pikë në 6 javë kampionat.

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e tjera ku Skënderbeu arriti një fund fitoren duke ruajtur ecurinë me 100% të pikëve. Goli i Nimaga në kohën shtesë vendosi suksesin 1 – 0 me Teutën. I njëjti rezultat për Tiranën që mundi Korabin me golin e Muzakës.

Kukësi barazoi 1 – 1 me Flamurtarin në Vlorë. Po 1 – 1 përfundoi takimi Luftëtari – Vllaznia. Renditja kryesohet nga Skënderbeu 7 pikë i shkëputur nga Partizani./TV KLAN