Skënderbeu “përmbys” Laçin, barazon Vllaznia

Partizani gjeti fitoren e parë në sezonin e ri. Në transfertën e Gjirokastrës, të kuqtë fituan 1-0. Ishte mesfushori Bruno Telushi që në minutën e 15 shënoi golin e fitores ndaj Luftëtarit.

Fitore minimale e të kuqve por domethënëse pasi nuk arrinin të merrnin një 3-pikësh në këtë fushë prej 22 vitesh.

Skënderbeu befasoi në Laç teksa fitoi me përmbysje 2-1. Kurbinasit dominuan pjesën e parë dhe shënuan me Kyrian Nwabueze.

Në të dytën Ilir Daja ndryshoi lojën e skuadrës së tij që përmbysi rezultatin. Barazoi fillimisht Dejvi Bregu ndërsa goli i fitores erdhi nga Otto John. Ishte minuta e 66 por laçianët nuk mundën të ndryshojnë shifrat e lojës.

Në barazim pa gola përfundoi mes Bylisit dhe Vllaznisë.

Tv Klan