Partizani fiton në Shkodër

Posta

Partizani fiton në Shkodër

19:50 20/10/2019

Sukses edhe për Tiranën ndaj Laçit

Edhe java e 8 e Superligës vërtetoi rivalitetin e lartë mes skuadrave dhe se ende nuk mund të përcaktohen ekipet pretendentë për titull. Fitorja e Partizanit në Shkodër e zbriti Vllazninë nga vendi i 1 në të 6.

Ndeshja u vendos në sekondat e fundit ku të kuqtë shënuan golat përcaktues të fitores. Çinari dhe Asani realizuan për Partizanin.

Tirana u ngjit në vendin e dytë të renditjes pas fitores 2 – 1 me Laçin në “Selman Stërmasi”. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë, por më i rëndësishmi ishte i Cale që vendosi suksesin e bardhebluve. 0 – 0 përfundoi sfida mes Skënderbeu – Kukësit. Korçarët edhe pse u shfaqën më kërkues nuk arritën të realizonin.

Bylisi arriti vetëm një barazim në fushën e Luftëtarit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1 – 1. Mallakastriotët realizuan me 11-metërsh, ku autor ishte portieri Hidi.

Renditja pas javës së 8 kryesohet nga Teuta 15 pikë pas fitores 1 – 0 me Flamurtarin të premten. 

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT