Partizani fiton në Shkodër

Posta

Partizani fiton në Shkodër

21:05 19/10/2019

Sukses edhe për Tiranën ndaj Laçit

Partizani arriti një fitore të rëndësishme 3-1 me Vllazninë në Shkodër. Një ndeshje e vendosur në fund, ku të kuqtë shënuan golat përcaktues. Në pjesën e parë realizoi fillimisht Cordero për miqtë, por pak minuta më vonë barazoi Krymi.

Loja ishte e fortë gjatë të gjithë kohës. Të kuqtë arritën të bënin përmbysjen në minutat shtesë. Çinari dhe Asani realizuan për Partizanin. Vllaznia pësoi 3 gola në këtë takim, aq sa kishte lejuar deri më tani në këtë kampionat.

Sukses edhe për Tiranën, 2-1 me Laçin në “Selman Stërmasi”. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë, por më i rëndësishmi ishte i Cale, që vendosi suksesin e bardhebluve.

0-0 përfundoi sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit. Korçarët, edhe pse u shfaqën më kërkues, nuk arritën të realizonin. Bylisi arriti vetëm 1 barazim në fushën e Luftëtarit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.

Mallakastriotët realizuan me 11-metërsh, ku autor ishte portieri Hidi. Renditja pas javës së tetë kryesohet nga Teuta 15 pikë pas fitores 1-0 me Flamurtarin të premten. 

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT