Partizani dhe Flamurtari në ndeshjen e vlefshme për javën e 5 të Superligës vijnë nga rezultate jo të mirë. Te kuqtë barazuan pa gola në Laç, ndërsa vlonjatët humbën 2-0 në shtëpinë e tyre me Skënderbeun.

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, duket se e ka përgatitur skuadrën e tij për këtë takim të vështirë. Humbjen me ish-skuadrën nuk e ka konsideruar si një tragjedi, por tashmë Ilir Dajën nuk do ta kënaqte as barazimi me të kuqtë.

Një tjetër ndeshje që pritet me interes është Skënderbeu – Tirana. Korçarët do ta marrin seriozisht edhe këtë takim.

Në takimet e tjera të javës së pestë, Luftëtari pret Teutën, Kastrioti – Laçin, ndërsa Kukësi luan kundër Kamzës.

Tv Klan