

Partizani gjen sulmuesin e ri
Fabian Shahaj është perforcimi i ri i ekipit kryeqytetas, huazohet nga ADO Den Hag
Partizani është përforcuar me sulmuesin shqiptar Fabian Shahaj. Lotjari 20-vjeçar ka luajtur në kategorinë e dytë në Holandë për ADO Den Hag dhe ai do të vijë në formën e huazimit te klubi i “Demave të kuq”.
Shahaj ka qenë pjesë e Kombëtares kuqezi U-19, ku ka spikatur me paraqitjen e tij.
Në këtë gjysmë të parë të sezonit në Holandë, Shahaj ka shënuar 4 gola në 17 paraqitje gjithsej.
Detyra e tij do të jetë e vështirë, pasi do të duhet të zëvendësojë golashënuesin më të mirë të ekipit, Xhuliano Skuka.
Lojtari 24 vjeçar u transferua te skuadra e FC Metz për një shifër rekord prej rreth 1.4 milionë eurosh. Ai do të jetë pjesë e ekipit francez që luan në Ligue 2 deri në qershor të 2026.
Ndërkohë që nga “të kuqtë” u largua edhe kapiteni Eneo Bitri, i cili u transferua te skuadra çeke e Banik Ostravas. Ai ka firmosur një kontatë 1.5 vjeçare.
Edhe presidenti i FSHF, Armand Duka përshëndeti transferimet e rëndësishme të tre prej lojtarëve më cilësorë të kampionatit shqiptar; Skuka, Simon Simoni dhe Redon Xhixha.
Sipas kreut të instituciontit të futbollit, këto janë produkte bio të kampionatit tonë, akademive e klubeve, që kanë punuar seriozisht me futbollin e moshave.
Klan News