Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se i ka dërguar ndërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e vendimit të masave të sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

GJKKO bën të ditur se njoftimi është kthyer me nënshkrimin “refuzuar” pasi njoftimi i ka shkuar në selinë e PD-së dhe në adresën e shtëpisë. Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.


Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.

Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.

/tvklan.al