Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për dosjen “Partizani”. GJKKO pritet të marrë vendimin nesër në 13:00 për kalimin ose jo për gjykim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe 3 të pandehurve të tjerë për aferën Partizani.
Avokati Genc Gjokutaj në një fjalë për media u shpreh se kanë kërkuar pavlefshmërinë për një sërë aktesh.
“Sot ne përfunduam fazën edhe të pretendimeve tona dhe gjykata u tërhoq dhe ka dhënë vendim lidhur me kërkimet tona gjatë seancën paraprake që kanë të bëjën me pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve dhe këtu shteroi vendimmarrja e gjykatës, pro jo vendimmarrja për dërgimin ose jo të çështjes në gjyq. Ne kemi kërkuar pavlefshmëri për një sërë aktesh. Që nga kërkesa që gjyqtarja të bëjë thirrje prokurorit, të kërkojë saktësimin e akuzës, të individualizojë provat për secilin subjekt sepse secili i pandehur në këtë proces ka fabulën e tij dhe prova që i përkasin secilit për ato vepra penale që akuzohen. Dhe gjyakata e gjeti të rregullt këtë mënyrë sot. Ka rrëzuar pastaj kërkesat tona lidhur me pavlefshmërinë për ekspertët. Pra e gjithë vendimmarja e gjykatës sot ishte rrëzimi i të gjitha kërkimeve që ne kemi bërë gjatë seancës paraprake”, u shpreh Gjokutaj.
Kujtojmë se kryedemokrati akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me çështjen e ish-klubit sportiv Partizani. Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja e Andia Pustina vetëm për pastrim parash.
/tvklan.al