Partizani i ka dhënë fund krizës së shtatë ndeshjeve pa fitore në kampionat. Të kuqtë u rikthyen te suksesin, pasi mposhtën Skënderbeun me përmbysje, me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të korçarëve, pas golit të Nikajt me penallti. Megjithatë, në fraksionin e dytë kryeqytetasit përmbysën gjithçka, falë golave të shënuar nga Kote dhe Eleke në fund.

Me këtë fitore, Partizani mban vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 27 pikë.

Fitore të rëndësishme mori edhe Dinamo. Blutë e kryeqytetit, mposhtën për herë të parë këtë sezon Bylisin, me rezultatin 3-1. Të besuarit e Ilir Dajës, iu falën dopietës së Dejvi Bregut dhe golit të Itodo Mandelas.

Me këtë triumf, Dinamo mban vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Bylis renditet i shtati me 31 pikë të grumbulluara. /tvklan.al