Sot luan ndeshjet e kthimit me Sheriff Tiraspol

Te Partizani duan kaulifikimin në turin e tretë të Europa League edhe pse për ta arritur duhet të fitojnë jashtë fushe dhe diçka të tillë nuk e arrijnë prej 57 vitesh.

Humbja 1 – 0 me Sheriff Tiraspol ia vështirëson punën të kuqve, por për trajneri Franco Lerda duhet guxuar. “Mendoj se rezultati i ndeshjes së parë na penalizon, gjithsesi ne do të luajmë dhe do të shfrytëzojmë në maksimum shanset tona deri në minutën e fundit” – tha Lerda në konferencën para takimit.

Për t’ia arritur suksesit të kuqtë duhet të shënojnë, diçka që nuk e kanë bërë gjatë këtij sezonit të kupave të Europës. Pritet që në sulm të jetë edhe Asani dhe në mesfushë kthehet Trashi, i padëshiruar si titullar nga trajneri Lerda në sfidat e mëparshme.

Ende nuk mund ta quajë kualifikimin të sigurt trajneri i Sheriff Tiraspol, Zoran Zekic. “Falë Zotit fituam, por ndeshja e parë ka mbaruar tani. Kemi një ndeshje të vështirë, dhe nuk mund të luajmë dot të qetë. Partizani me siguri e ka bërë analizën e ndeshjes, ashtu si ne, dhe ka gjetur pikat e dobëta” – deklaroi Zekic. Ndeshja Sheriff Tiraspol – Partizani do të nisë në orën 19:00.

Tv Klan