Fitorja në derbi vlerësohet më shumë për pikët e marra nga ana e trajnerit Skënder Gega. Te Partizani edhe pse suksesi në fushën e Tiranës ka dhe anën emocionale nuk duan që të ndikojë për keq para përballjes me Teutën të mërkurën në kryeqytet.

Skënder Gega, trajner i Partizanit: 

Nuk besoj që të jemi euforikë, pasi janë vetëm gjashtë ndeshje. Kjo është sfida e radhës që duhet ta marrim seriozisht pasi kemi objektiva, pas derbit do të mundohemi që të japim të njëjtën performancë.

Për Skënder Gegën idetë do të qartësohen kur Partizani të jetë përballur me të gjithë rivalët edhe pse titulli kampion është një synim i rëndësishëm. Një sfidë që kërkon maksimumin edhe për Flamurtarin që do të luajë në fushën e Laçit, ekipi i vetëm që nuk ka pësuar humbje në kampionat.

Goran Siljanovski, futbollist i Flamurtarit :

Ndeshja me Laçin është shumë e vështirë, por nëse përsërisim ndeshjen me Kastriotin fitorja do të jetë e jona.

Te Kamza kërkojë që hapat t’i hedhin një e nga një. Trajneri Klodian Duro ka besim se ekipi do të rikthejë rezultatet, pozitivë, për të qenë më lart në renditje. Këtë javë do të luajnë me Luftëtarin në Gjirokastër.

Klodian Duro, trajner i Kamzës: 

Nga ndeshja në ndeshje për të qenë më të qetë në tabelën e klasifikimit, por edhe për të parë më lart.

Java e shtatë e Superligës do të luhet të mërkurën dhe të enjten. Ndeshja më e rëndësishme është ajo që do të luhet mes Skënderbeut dhe Kukësit në Korçë.

Tv Klan