Partizani fitoi 2 – 0 me Korabin duke marrë kreun e renditjes së Superligës me pikë të barabarta me Kukësin. Të kuqtë ngjiten në shkallën më të lartë të renditjes, pasi kanë një ndeshje të fituar më shumë se Kukësi.

Në “Selman Stërmasi”, të kuqtë u ndihmuan fillimisht nga një autogol i Prencit. Vetëm dy minuta më pas erdhi goli i dytë nga Ekuban, pas kombinimit të tij me Bardhin.

Në 45-minutëshin e dytë, të kuqtë me qetësinë e fitores së sigurtë, krijuan edhe raste të tjera për gol, por pa i finalizuar me sukses.

Të kuqtë kanë tashmë 52 pikë. Pozicioni i tyre u favorizua nga barazimi 1-1 në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit.

Në takimin tjetër Laçi fitoi 1-0 me Flamurtarin. Goli i Ansi Nikës në të 78′, largoi Laçin nga zona e rënies nga kategoria duke zbritur në pozicion të parafundit Flamurtarin.

Tv Klan