Një ndeshje që duhet fituar pavarësisht kundërshtarit që është një rival për titullin. Te Partizani duan 3 pikët me Kukësin të premten në mbrëmje, në takimin që hap javën e 17. Trajneri Skënder Gega thotë se pavarësisht cilësive të kundërshtarit mendon se ekipi i tij mund të përballet me çdo skuadër në Superligë.

Skënder Gega, trajner i Partizanit: E di që është një ekip i vështirë, ka potencial, i respektojmë. Ne jemi ekipi kryesues me 5 pikë diferencë. Do të bëjmë atë që dimë më mirë. Jemi përgatitur për Kukësin dhe çdo ekip në Shqipëri.

Mungesa e tifozëve për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës do të zbehë atmosferën në tribuna, por për Rubin Hebajn në fushë do të jetë një lojë e fortë.

Rubin Hebaj, futbollist i Partizanit: Normalisht që na vjen keq sepse tifozët janë mbështetje e madhe për ne. Ku ka tifozë është mirë të luash gjithmonë. Megjithatë do të mundohemi të japim maksimumin.

Në sfidën e parë të luajtur këtë sezon Partizani mundi Kukësin me rezultatin 1 – 0.

Tv Klan