Partizani kthehet te fitorja dhe ruan diferencën prej 9 pikësh me Kukësin e vendit të dytë. Të kuqtë mundën Skënderbeun 2 – 0 të mërkurën në “Selman Stërmasi”, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit. Nuk mbetet pas Kukësi që me goli spektakolar i Vesel Limajt në minutën e 87’ arriti fitoren 1 – 0 në fushën e Laçit. Goditja e tij nuk u ndal dot nga Gentian Selmani.

Një nisje e mbarë e Ernest Gjokës, trajneri i cili e shpalli Kukësin kampion 2 vite më parë. Flamurtari mundi 3 – 1 Teutën në Vlorë, duke i marrë vendin e tretë në renditje, zona e kupave të Europës. Për këtë objektiv mbetet ende një garë e fortë. E njëjtë është edhe situata për qëndrimin në Superligë. Kastrioti mundi me rezultatin 1 – 0 Luftëtarin.

Herald Marku realizoi të vetmin gol me 11-metërsh, duke u afruar me pikë me rivalët direkt. Tirana ishte pushim në javën e 28 të Superligës, pasi kishte ndeshjen me Kamzën.

Tv Klan