Partizani-Kukësi mbyllet pa gola

Partizani-Kukësi mbyllet pa gola

09:10 29/10/2019

Flamurtari i merr pikë Skënderbeut

Në barazim 0-0 u mbyll ndeshja më e rëndësishme e javës së dhjetë, ajo mes Partizanit dhe Kukësit. Sfida e luajtur në “Selman Stërmasi”, pati raste shënimi, por jo gola. Lojtarët e të dy ekipeve u treguan të kujdesshëm, duke u përpjekur të ndalin aksionet e kundërshtarëve që në mesfushë. Një rezultat që gjithsesi i mban të kuqtë në krye të renditjes.

Në barazim, por 1-1 përfundoi përballja mes Flamurtarit dhe Skënderbeut e zhvilluar në Vlorë. Bregu realizoi i pari për miqtë, ndërsa Sukaj barazoi rezultatin para fundit të pjesës së parë. Vlonjatët gjithsesi nuk i largohen vendit të fundit ku pas 10 javësh kanë vetëm 3 pikë. Gara duket e fortë në Superligë këtë sezon, pasi ekipet janë shumë pranë me njëri-tjetrin.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi