Partizani–Kukësi për Superkupën

Partizani–Kukësi për Superkupën

21:57 17/08/2019

Trajnerët Lerda dhe Duro kërkojnë trofeun e parë

Superkupa e Shqipërisë, që do të diskutohet mes Partizanit dhe Kukësit, është trofe që kërkohet nga të dy skuadrat. Jo për vlerën e trofeun më shumë se sa për moralin e skuadrës në prag të nisjes së sezonit të ri.

“Ne jemi përgatitur, Partizani atë fizionomi ka. Më shumë ka qenë ekip racional, por me rendiment. Edhe ndaj Sherifit, ajo skuadër ka qenë. Ka ndryshuar pak vendosjen për sa i përket skemës. Ne kemi punuar, që të përgjigjemi me atë skemë që ka Partizani”, tha Duro.

Nga ana tjetër është Franco Lerda, i ri në Superligë dhe pak kohë tek Partizani, gjithsesi italiani është gati të marrë trofeun e parë në Shqipëri.

“Kemi dëshirën të bëjmë tonin këtë trofe për ta nisur mirë sezonin. Skuadra po punon shumë mirë, ende nuk i kemi të gjithë në kushtet optimale sepse kemi pasur përgatitje me emra që janë afruar më vonë. Por po punojmë që të gjithë të jenë sa më gati edhe në aspektin fizik, edhe atë teknik. Kemi bërë stërvitje edhe pjesën e penalltive.”

Partizani dhe Kukësi do të jenë rivalë edhe për trofetë e këtij sezoni.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT