Eliminohen nga Conference League

Partizani i jep fund garës në Conference League. “Demat e kuq” u mundën edhe në takimin e kthimit në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-0. Zviceranët ishin shumë të fortë për kryeqytetasit, që nuk mundën të shkojnë më shumë sesa raundi i dytë kualifikues i kompeticionit.

Sfida e parë në transfertë përfundoi me rezultatin 3-0 për helvetët. Nga minuta e parë për Bazelin luajtën dy shqiptarët Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova.

Miqtë dominuan në 45 minutat e para, ndërsa e gjetën golin në minutën e 38 të lojës me anë të Stoker.  Partizani pësoi golin e dytë në minutën e 49 nga Kabral.

Deri në fund të sfidës, “Demat e kuq” tentuan të gjenin golin por lojtarët u treguan të pasaktë para porte, ndërsa zviceranët menaxhuan rezultatin dhe kualifikohen në raundin e tretë të Conference League.

Klan News