Trajneri Lerda pritet të bëjë ndryshime në formacion

Partizani do të luajë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e kthimit me Sherif Tiraspolin, e vlefshme për turin e dytë të Europa Ligës. Të kuqtë duhet të përmbysin në Moldavi humbjen 1–0 të pësuar në Tiranë javën e kaluar.

Trajneri Franko Lerda mund të bëjë ndryshime, duke përfshirë Lorenc Trashin nga minuta e parë në mesfushë, të cilin nuk e ka preferuar si titullar në takimet e mëparshme.

Ndryshime priten edhe në reparte të tjerë si mbrojtja dhe sulmi. Atmosfera te Partizani ditët e fundit duket e tensionuar mes trajnerit Lerda dhe stafit të tij.

Tv Klan