Humbja e Kukësit me Flamurtarin e ka çuar Partizanit më afër titullit kampion, pasi ndodhet 12 pikë i shkëputur nga vendi i dytë. Megjithatë drejtori i të kuqve, Olsi Rama tregohet i përmbajtur në deklarata.

“Është të urosh ditëlindjen para se të vijë data. Janë 7 ndeshje dhe 21 pikë në lojë. Duhet të japim maksimumin. Nëse do të vijë siguria matematike do t’i japim mundësi lojtarëve të tjerë. Euforia dëmton, nuk ndihmon”.

Ndërkohë qëndrimi në Superligë nuk është ende i sigurtë për Luftëtarin, Tiranën dhe Kastriotin. Rezultatet e javës së 29 bënë që gjirokastritët dhe kryeqytetasit të fitojnë terren ndaj krutanëve që u mundën.

“Na e bën më të vështirë, pasi u shkëputën sërish, megjithatë luftën do ta vazhdojmë deri sa të na lejojë matematika

“, shprehet Devolli, trajneri i Kastriotit.

Më lart në renditje është Luftëtari, që mundi Laçin.

“Ky 3 pikësh na ndihmion në rrugën që kemi nisur”

, thotë trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj.

Te bardheblutë pas fitores me Teutën mendohet për ndeshjen e radhës, por trajneri Ardian Mema kërkon një garë të pastër.

“Është në dorë të Tiranës, por edhe në të një kampionati real. Duhet të jetë i rregullt të luftohet në çdo ndeshje ashtu siç duhet të luftojnë kundër Tiranës, pa problem fare”.

Si Luftëtari dhe Kastrioti duhet të shtojnë edhe pikët me Kamzën e përjashtuar që Tirana i përfitoi për fazën e katërt. Deri në fund të kampionatit janë edhe 7 javë.

Tv Klan