Partizani e mbylli fazën e parë në krye të renditjes. Të kuqtë fituan me Luftëtarin 2-1. Goli i parë erdhi nga Mensah, i cili përfitoi pranë portës kundërshtare.

Në dukje Mala kreu një faull ndaj portierit gjirokastrit, por gjyqtari nuk e ndali lojën. Skuadra e Mezanit gjeti forcën për të reaguar dhe në një kundërsulm të shpejtë barazoi. Në fillimin e pjesës së dytë Partizani fiton një penallti që u kthye në gol nga Bruno Telushi.

Edhe Skënderbeu e mbylli me fitore fazën e parë. Në fushën e tyre korçarët fituan 2-0. Vendasit e gjetën avantazhin që në minutën e 12 me Oto John. 4 minuta më pas Kamza e kishte mundësinë e barazimit, por nga pika e 11-metërshit Sebino Plaku nuk u tregua i saktë.

Edhe në pjesën e dytë Kamza krijoi raste por sërish Plaku ishte i pafat para portierit korçar. Në minutat shtesë, Devi Bregu realizoi golin e dytë me një goditje dënimi në hyrje të zonës. Javën e ardhshme Skënderbeu do të vizitojë Partizanin.

Tv Klan