Daja: Do të shkojmë për ta fituar

Partizani paraqitet në derbi me disa mungesa të rëndësishme sa i përket repartit të sulmit. Ergys Kaçe, Tedi Cara, Camara mungojnë. Por në derbi nuk ka alibi, pasi është ndeshje në të cilën futesh për të fituar me shpresën për të mos humbur.

E dimë që derbit prodhojnë pak spektakël pasi motivimi dhe lufta janë në maksimum dhe kjo është në kurriz të spektaklit. Me gjithë mungesat që kemi nuk hyjmë për barazim, sepse në një ndeshje derbi futesh gjithmonë për ta fituar”, thotë trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

Derbi luhet me mendje, më së shumti se me taktikë dhe teknikë dhe për këtë Daja dhe stafi i tij kanë punuar gjatë javës.

Nga ana psikologjikë mund të jetë pikje kthese, pasi ekipi që fiton në deri ka bonus për vazhdimësinë. Ka dhe javë të tjera, janë 30 javë të tjera”, shton Daja.

Presioni i kësaj ndeshjeje bie mbi bardheblutë të cilët duan të ruajnë vendin e parë të renditjes. Ndërkohë që janë barazuar nga Teuta me pikë dhe rrezikonte të kapen edhe nga Vllaznia. Ndeshja do të luhet në ‘’Air Albania”, këtë të hënë në 19:45.

Tv Klan