Derbi i futbollit shqiptar Partizani – Tirana luan sot një nga aktet më spaktakolare të historisë së saj.

Një përballje që vjen në një moment vendimtar të sezonit. Partizani do fitoren që të shpallet kampion, ndërsa Tirana luan për mbijetesë. Në orën 16:30 të gjitha llogaritë do lihen mënjanë, nuk ka më vend për fjalë pasi mbi të gjitha lojtarët do të luajnë për fanellën që mbajnë në supe, për historinë e secilit klub, për prestigjin dhe krenarinë e kryeqytetit.

Skëndër Gega do të ketë 3 mungesa me shumë peshë. Telushi, Asani dhe Mensah duhet ta ndjekin ndeshjen nga tribuna pasi janë të skualifikuar.

Të kuqtë do e  nisin me Alban  Hoxhën në portë. Përpara tij do rreshtohen  në të djathtë, Belica dhe Rexhepi në qendër, ndërsa Trashi në të majtë. Atanda dhe Hila luajnë para mbrojtjes, ndërsa Mala, Duka dhe Çinari janë në mbështetje të Bardhit.

Nga ana tjetër Ardian Mema kundërpërgjigjet me Abibi në portë. Daja, Turtulli, Imami dhe Hoxhallari luajnë përpara tij. Maweje do vendoset para mbrojtjes ndërsa Doka, Cobbinah, Hasani, Greca do jenë në mbështetje të sulmuesit Ngoo.

Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 33 do të luhen në të njëjtën orë. Në Gjirokastër, Luftëtari i pret Kukësin që synon të sigurojë vendin e dytë. Në Fushë Krujë Kastrioti luan një tjetër finale për mbijetesën kundër Flamurtarit. Sfidë direkte do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Teutës.

Tv Klan