Kukësi kërkon një tjetër fitore në Vlorë

E mërkura rezervon katër përballje të javës së dytë. Në Gjirokastër, Luftëtari pret Partizanin. Skuadra e Franko Lerdës duhet të reagojë pas humbjes me Kukësin. Bluzinjtë ishin mjaft inferior në ndeshjen me Tiranën dhe në shtëpi duan reagim. Do të jetë mjaft e vështirë për skuadrën vendase në këtë sfidë. Të kuqtë pritet të kenë ndryshime në formacion, teksa nga minuta e parë pritet që të zbresë në fushë Jasir Asani.

Në Ballsh do të jetë vizitore Vllaznia. Ballshiotët synojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë në sytë e tifozërisë së saj pas rikthimit në elitë. Pas suksesit me Laçin, shkodranët  janë entuziast për një tjetër sukses.

Mursad Jonuz, trajner i Vllaznisë: E kemi studiuar Bylisn dhe kanë një skuadër të mirë, sidomos në mesfushë dhe në sulm. Për ne është shumë e rëndësishme që të mos humbasim.

Pas suksesit me Flamurtarin, te Skënderbeu kanë besim se mund të bëjnë mirë dhe në Laç. Kurbinasit u befasuan në Shkodër, ndaj pritet një 90 minutësh me mjaft rivalitet.

Kukësi udhëton drejt Vlorës, për tu ndeshur me Flamurtarin.

Vlonjtatët vijojnë ndërtimin e skuadrës. “Fakti që janë 3 ndeshje në 10 ditë mos të them në një javë normale do të ndihet ngarkesa e këtyre ditëve. Ne do të përpiqemi që t’i bëjmë ballë çdo ekipi, jemi Flamurtari i Vlorës, kemi emrin tonë. Shpresojmë që ndeshja të dalë në favorin tonë”, tha trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini.

Flamurtari dhe Kukësi do të luajnë në orën 19:00, ndërsa sfidat e tjera janë programuar për në orën 16:00.

Tv Klan