Kukësi fiton ndaj Egnatias

Partizani mori humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit. Në javën e 18, të kuqtë luajtën në shtëpi ndaj Teutës por ishin durrsakët që fituan 2-0 me nga një gol në secilën pjesë. Të kuqtë japin shenja të një situate jo të mirë në klub shkaku i së cilës ende nuk po kuptohet. Të gjithë kësaj i shtohet edhe mungesa e kapitenit Bitri në mbrojte dhe Skukës në sulm.

Ndeshja nisi më mirë për Partizanin, por skuadra e Edi Martinit e kontrolloi më mirë duke gjetur golin e parë me Markun në minutën e 39’.

Colella bëri ndryshime në formacion por presioni i Teutës solli shkaktimin e një 11-metërshi. Kallaku e ktheu në gol.

Partizani mbetet në vendin e dytë, ndërsa Teuta shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e 7.

Më herët Kukësi fitoi me Egnatian 2-1. Fillimisht shënoi ekipi i Shpëtim Duros me 11-metërsh, por autogoli i Malotës i dha barazimin veriorëve. Goli i fitores erdhi nga Delimedjac në minutën e 86’.

Tv Klan