Partizani mundi Egnatian në Rrogozhinë dhe e kapërceu në renditje në sfidën e parë të javës së 7 të Kategorisë Superiore.

Rasti i parë në “Arena Egnatia” erdhi në minutën e 9, me Zekën që testoi Dobjanin. ‘Të kuqtë’ e shtuan presionin dhe gjetën golin në minutën e 20 me Ismailin.

Vendasit u zgjuan në pesë minutat e fundit të pjesës së parë. Edhe 45 minutat e dyta nisën me ritëm.

Në minutën e 60, Bintsuka i vetëm përpara portierit Dobjani nuk gaboi dhe shënoi rrjetën e dytë për Partizanin.

Në vazhdim, të kuqtë u kujdesën që të mbyllnin hapësirat dhe të ruanin rezultatin. Në shtesë, fati nuk qe me Zejnullain, që goditi traversën.

Për rrogozhinasit kjo është humbja e dytë sezonale, ndërsa ngelen në kuotën e 11 pikëve. 12 për Partizanin, që rigjeti fitoren pas tri barazimeve radhazi.

Klan News