Partizani fitoi sfidën hapëse të javës së pestë të Superligës. Të kuqtë mundën Flamurtarin me rezultatin 2 – 0 të premten në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfida u vendos nga golat e Mensah dhe ish-lojtarit të vlonjatëve Bruno Telushi.

Partizani pas humbjes në startin e kampionatit me Skënderbeun ka arritur 3 fitore dhe një barazim. Kjo është humbja e dytë radhazi për Flamurtarin në kampionat ku është mes pretendentëve për titullin. Partizani me këtë sukses barazohet me pikë me Skënderbeun kryesues që sot do të presë Tiranën në Korçë.

Pikërisht me Tiranën të Partizani do të ketë ndeshjen e radhë në Superligë, derbi që rikthehet pas ngjitjes së bardhebluve.

Tv Klan