Partizani e nisi me fitore fazën e tretë të Superligës. Ekipi i Skënder Gegës mundi rivalin për titullin kampion Skënderbeun me rezultatin 1 – 0 të premten në Korçë. Tjetër humbje e korçarëve, e pesta radhazi në kampionat. Para nisjes së takimit u mbajt 1 minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit të Kombëtares dhe Dinamos, Vasillaq Zëri, i cili u shua në moshën 66-vjeçare. Goli që vendosi fitoren e Partizanit u shënua nga Esat Mala, vetëm pas 3 minutash lojë.

Të dyja skuadrat krijuan mundësi shënimi, por pa arritur të festojë gola. Në pjesën e dytë mesfushori i të kuqve Bruno Telushi dështoi në goditjen e penalltisë që u prit nga Aldo Teqja. Lorenc Trashi u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë, pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Leonit Abazit.

Në këtë përballje nuk pati trazira nga tifozët, por mbështetësit vendas lëshuan topa bore drejt lojtarëve të Partizanit. Me këtë fitore Partizani forcon pozitat në krye të renditjes me 40 pikë dhe është në pritje të ndeshjeve të tjera të javës së 19 që do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Tv Klan