Me presionin për të mbajtur pozita favorizuese në krye të renditjes, Partizani do të presë Kastriotin në ndeshjen e javës së 12 të Superligës. Të kuqve nuk iu falen gabimet pasi vendet e para në klasifikim janë të vështira për tu ruajtur.

Jemi Partizani, pa nënvlerësuar Kastriotin, pasi shumë ekipe ndaj nesh kanë luajtur mirë, edhe Kastrioti si ndaj nesh e ndaj Skënderbeut luajti futboll. Jam trajner dhe kam qenë futbollist dhe e di çfarë mund të ndodhë. Të injektojmë te ekipi që s’ka asnjë shenjë nënvlerësimi. 3 pikshi i Korçës është njëlloj si ai i Krujës

”,  tha trajneri Skënder Gega.

Lojtarët nga ana e tyre nuk ndihen nën presion nga klubi pasi, këtë sezon Partizani do t’i vendosë objektivat në varësi të ecurisë.

Flamurtari në Vlorë do të presë Luftëtarin. Vlonjatët kanë 9 pikë më shumë në renditje, por për trajnerin Daja, ekipet nuk kanë diferenca të mëdha

Në këtë kampionat diferencat nuk janë të dukshme, fitoren e merr ajo skuadër që e kërkon nëpërmjet bashkëpunimit të të gjithë lojtarëve.

” Në vështirësi është Kamza që në vendin e parafundit në renditje do të përballet me Teutën. Ndeshja tjetër e javës është Laçi–Skënderbeu

Tv Klan