Hakaj: Strategjia e duhur drejt suksesit ndaj Qarabag

Ndaj Qarabag në ndeshjen e kthimit që do të luhet të mërkurën në Baku, Partizani do të përdorë të njëjtin skemë si në ndeshjen e parë. Të kuqtë u pozicionuan në mesin e gjysmëfushës së tyre në përpjekje që kundërshtari të linte hapësira në mbrojtje. Pasi e kanë parë disa herë takimin e Selman Stërmasit, futbollistët e Partizanit mendojnë se kjo është strategjia e duhur.

“E kemi analizuar. Kemi qëndruar vërtetë mbrapa, por kemi bërë disa raste”, thotë Esin Hakaj.

Në rradhët e Partizanit është vënë re një lloj optimizmi. Edhe pse i rezervuar, Esin Hakaj shpreh besimin se në Azerbajxhan do të marrin rezultat. Tek Partizani vijohet me përgatitjet. Skuadra ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Shqipëri. Këtë të martë do t’i drejtohet kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku.

Tv Klan