Broja: E kemi kontigjentin për të arritur synimet tona

Partizani është mes skuadrave që synojnë titullin kampion. Kreu është shumë i ngjeshur kur kanë mbetur edhe 10 javë për t’u zhvilluar.

Për mbrojtësin e të kuqve, Rron Broja do të jetë në garë e vështirë, por ka besim te skuadra.

“Do të jetë një garë e ashpër deri në fund për titullin kampion, por besoj se me kontigjentin që kemi do ta përballojmë për të arritur synimet tona”.

Rron Broja nuk ndan asnjë nga rivalët për titullin, por nuk nënvlerëson edhe ekipet që janë poshtë në renditje. Një prej tyre është Bylisi që do të presë të dielën për javën e 27.

“Është një ekip për t’u respektuar, por besoj se do të jemi të fokusuar që të arrijmë 3 pikë”.

Java e 27 do të nisë të shtunën dhe mbyll fazën e tretë të Superligës.

Tv Klan