Laci-Partizani është sfida për vendin e tretë të renditjes, që do të thotë një vend në Europa League. Të kuqtë e kryeqytetit, të rikthyer tek rezultatet pozitive, janë përgatitur për një ndeshje të vështirë.

Kukësi do të vizitojë Kamzën, që i duhen pikët, pasi rrezikojnë rikthimin në Kategorinë e Parë.

“Asnjë trajner nuk kënaqet me një pikë. Në çdo takim duam fitoren. Po t’i kthehesha ndeshjes së fundit me Kamzën, ne kishim 3 shanse në 15 minuta e pas e humbëm sfidën. Është një ekip që mbrohet mirë dhe tenton me sulme të shpejta. Ne i marrim takimet me radhë dhe për momentin mendojmë për Kamzën. Se çfarë do ndodhë deri në fund, mbetet për t’u parë”.

Java e 28 e Superligës do të mbyllet më ndeshjen e së hënës mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Tv Klan