Të kuqtë barazojnë në derbin me Dinamon, shtyhet ‘kualifikimi’

Partizani nuk di të fitojë as në Kupë. Të kuqtë u ndalën në barazim 1-1 në derbin e kryeqytetit kundër Dinamos, duke lënë gjithçka të hapur për skuadrën që do kalojë në gjysmëfinalet e turneut. Pavarësisht se kaluan të parët në avantazh me anë të Tedi Carës skuadra e trajnerit Dritan Mehmeti nuk arriti që të triumfojë, për ta dërguar në 2 numrin e sfidave pa fitore.

Skuadra e Bledi Shkëmbit reagoi dhe gjeti golin e barazimit dy minuta përpara fundit të pjesës së parë. Patrik Bardhi u ndal në mënyrë të gabuar nga Belica dhe për kryesorin nuk kishte dyshime për 11 metërsh. Nga pika e bardhë u nis kapiteni Agim Ibraimi, i cili nuk gaboi duke realizuar. Pjesa e dytë prodhoi shumë pak raste për shënim, me ekipet që u kënaqen me një barazim 1-1, për ta bërë akoma dhe më interesante sfidën e kthimit, atë të 9 Shkurtit.

Klan News