Partizani ngjitet në krye

Posta

Partizani ngjitet në krye

22:00 24/10/2019

Fiton me Skënderbeun në “Selman Stërmasi”

Partizani është ngjitur në krye të renditjes. Të kuqtë janë të parët pas fitores 3-1 me Skënderbeun në “Selman Stërmasi”. Një mbyllje e fazës së parë në mënyrën më të mirë për kampionët në fuqi. Belica shënoi për Partizanin pak minuta pas nisjes së takimit.

Telushi realizoi sërish në pjesën e parë, ndërsa Gripshi shkurtoi disavantazhin para pushimit. Suksesi i Partizanit u vulos me golin e Çinarit në pjesën e dytë. Në fund të fazës së parë ekipet ndahen nga pak pikë, duke e bërë garën më interesante.

Ekipet e ngjitur këtë sezon në Superligë po befasojnë, pasi Bylis është i dyti, ndërsa Vllaznië renditet në vendin e tretë. Kryendeshja e javës së 10 do të jetë Partizani-Kukësi.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi